Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave është regjistruar pak pas mesnatës në Manzë. Një 24-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe është përplasur me një bordurë betoni e për pasojë ai dhe dy pasagjerë kanë humbur jetën, mes të cilëve dhe një i mitur. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15...
Burimi:
javanews.al