Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë
Janë identifikuar tre personat që humbën jetën dhe dy të rinjtë që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit. Viktimat janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti tip BMË, me të cilin udhëtonin pesë personat, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni. Përplasja ka rezultuar fatale për tre prej personave që ndodheshin në automjet. Pas...
Burimi:
javanews.al