‘Dyfytyrësia’ e Veliajt, shkon fizikisht në Gjykatën Administrative, por jo në seancat e GJKKO-së

‘Dyfytyrësia’ e Veliajt, shkon fizikisht në Gjykatën Administrative, por jo në seancat e GJKKO-së

Sot në Gjykatën Administrative në orën 14:00 mbahet seanca për padinë e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado. Erion Veliaj vijon të shfaqë “dyfytyrësinë” e tij në lidhje me proceset gjyqësore. Kjo pasi në Gjykatën Administrative ai paraqitet fizikisht, ndërsa në Gjykatën e Posaçme refuzon të shkojë apo të përballet me procesin gjyqësor duke e shtyrë pafundësisht. Në kërkesëpadinë e tij parashtrohen pretendime për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë. Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu.