Dy të vdekur pas të shtënave me armë në Memaliaj, zbulohet identiteti i njërit prej viktimave
Dy persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Memaliaj. Deri më tani është identifikuar njëri prej viktimave, i cili quhet Endri Goxhaj. Të shtënat me armë ndodhën pas një sherri mes disa personave në qendër të qytetit. Ata fillimisht janë konfliktuar fizikisht e më pas gjendja ka agravuar deri në përdorimin armëve.
Burimi:
javanews.al