Dy operacione në 24 orë, sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë, 3 në pranga

Dy operacione në 24 orë, sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë, 3 në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona në 2 operacione të ndryshme kundër armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar edhe 3 armë dhe qindra fishekë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”, si rezultat i të cilit u kapën duke lëvizur me automjet, në Rrugën e Dibrës, dhe u vunë në pranga shtetasit Sh. S., 31 vjeç dhe Sh. Sh., 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se 43-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Kodra”, si rezultat i të cilit...