Dy muaj më parë u nda nga jeta bashkëshortja, 84 vjeçari nuk përballon dot dhimbjen, hidhet nga ballkoni

Dy muaj më parë u nda nga jeta bashkëshortja, 84 vjeçari nuk përballon dot dhimbjen, hidhet nga ballkoni

Një i moshuar hidhet nga kati i tretë i banesës në lagjen 15 të qytetit. Sipas të dhënave, mësohet se 84-vjeçari jetonte i vetëm në banesë ndërsa sapo është hedhur nga ballkoni. Fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë dhe ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje. Mësohet se 84-vjeçari Abidin Bilbili, dy muaj më parë ka humbur bashkëshorten dhe dyshohet se ky fakt ka ndikuar në aktin ekstrem që ndermori ditën e sotme.     Njoftimi i Policisë: Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 15, shtetasi A. B., 84 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rasti