‘Do kuroja gjyshen e sëmurë’/ U kap me 500 mijë euro drogë në BMW, gjykata dënon ashpër shqiptarin
Pasi u arrestua në pikën e pagesës në veri të Tuluzës në Francë me 158 kg kanabis, shqiptari Leonardo tha se po transportonte drogën për të paguar kurimin e gjyshes së sëmurë. Megjithatë, para gjykatës, historia e tij prekëse u përplas me provat dhe dyshimet e hetuesve. Nga Juliet Faure, ENTRE NOUS Brenda kafazit prej xhami të sallës së gjyqit, ai flet shumë pak. Leonardo, një djalë trupgjatë, me bluzë sportive, mban sytë nga atletet e tij. Nofullat i ka të shtrënguara. Komunikimi me gjykatësit bëhet përmes një përkthyesi. Gjithçka nisi pak ditë më parë, një mbrëmje të hëne, në pikën e pagesës në veri të Tuluzës. Ai drejtonte një BMW me qira, të mbushur me çanta sportive dhe me një histori që ai këmbëngul...
Burimi:
syri.net