Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të dyshuar të trafikimit të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian. Operacioni i koduar “Organizatori” ka çuar në pranga një 34-vjeçar egjiptian, banues në Krujë, i cili dyshohet se drejtonte skemën e transportit ilegal të klandestinëve. Sipas burimeve zyrtare, i arrestuari me iniciale A. H. kishte ndërtuar një mënyrë të veçantë për t’iu shmangur kontrolleve të policisë. Ai dyshohet se nuk i transportonte emigrantët në grupe, por i lëvizte një nga një drejt zonave kufitare, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ndërhyrja e policisë është bërë në momentin kur 34-vjeçari u kap në flagrancë në autostradë, pranë Rinasit, teksa po transportonte me automjet drejt Shkodrës një shtetas tjetër egjiptian, me qëllim kalimin e paligjshëm...