Trafik i ‘çmendur’ në Tiranë-Elbasan/ Mijëra qytetarë bllokohen në dalje të autostradës

Trafik i ‘çmendur’ në Tiranë-Elbasan/ Mijëra qytetarë bllokohen në dalje të autostradës

Një trafik i rënduar prej disa kilometrash është krijuar në aksin Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe pritje për orë të tëra për drejtuesit dhe pasagjerët. Situata është veçanërisht e vështirë për shkak të temperaturave të larta, ndërsa qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në dalje të autostradës, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në zonën e njohur si “hinka”. Nga pamjet e marra në Google Maps, trafiku duket se shtrihet nga fshtati Reçan, deri në Bradashesh.  Problematika është e përsëritur dhe lidhet me mungesën e një bypass-i që do të shmangte fluksin e automjeteve në këtë pikë. Ngarkesa e lartë e trafikut në këtë segment është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe...