BKH shmang Policinë, plas mosbesimi

BKH shmang Policinë, plas mosbesimi

Arrestimi i Adi Çobo Bazholit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Durrës ka ndezur debat mbi raportet mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve në media, Çobo Bazholi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane në kuadër të dosjes “Ura”, ndërsa ndalimi i tij është kryer nga BKH, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me trafik droge dhe grup kriminal. Gazetarja Klodiana Lala, në një koment të bërë në faqen e saj në Facebook, e ka lexuar këtë lëvizje si një sinjal të fortë të klimës së mosbesimit mes institucioneve ligjzbatuese. Sipas saj, fakti që BKH ka zbritur vetë në terren për arrestimin e të shumëkërkuarit të parë të operacionit “Ura”, lidhet me...