Artur Shehu dhe “nyja e madhe” e ekstradimit/ Azili politik po sfidon drejtësinë shqiptare?

Artur Shehu dhe “nyja e madhe” e ekstradimit/ Azili politik po sfidon drejtësinë shqiptare?

Në emisionin e drejtuar nga Ylli Rakipi, gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha janë ndalur te një prej pikave më delikate të çështjes së Artur Shehut: pse ekstradimi i tij drejt Shqipërisë nuk është një proces i thjeshtë dhe pse kërkesa shqiptare përballet me pengesa serioze ligjore. Në analizën e bërë në studio, fillimisht u theksua se Artur Shehu ka pasur status azili politik prej rreth 11 vitesh. Ky element është shumë i rëndësishëm, sepse një person që gëzon azil politik nuk mund të ekstradohet automatikisht vetëm sepse ndaj tij ka një kërkesë nga një shtet tjetër. Autoritetet e vendit ku ai ndodhet duhet të shqyrtojnë nëse kërkesa për ekstradim ka bazë të pastër penale, apo nëse mund të ketë elementë politikë. Pra, në rastin...