Arrestohet kinezja e vietnamezja në Tiranë, ushtronin prostitucion

Arrestohet kinezja e vietnamezja në Tiranë, ushtronin prostitucion

Dy shtetase të huaja janë arrestuar sot në 6 maj në Tiranë për ushtrim prostitucioni. Bëhet fjalë për një shtetase kineze dhe një vietnameze, të cilat dyshohet se ushtronin këtë aktivitet në apartamente të marra me qira. Operacioni u zhvillua nga Policia e Tiranës në vijim të aksioneve të koduara “Network” dhe “Foleja”. Sipas njoftimit zyrtar, ambientet ndodheshin në zona të njohura të kryeqytetit, konkretisht në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”. Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë sekuestruar një shumë parash dhe tre telefona celularë. Në pranga ra 33-vjeçarja vietnameze, e cila dyshohet se kishte marrë një apartament me qira ditore për këtë qëllim. Po ashtu u arrestua edhe 43-vjeçarja kineze, e dyshuar për ushtrim prostitucioni në një tjetër apartament. Ndërkohë, një shtetas është...