Arrestohet edukatorja e një kopshti privat, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar
Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat. Sipas Policisë, 32-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar në ambientet e kopshtit ku ishte e punësuar. Pas denoncimit dhe veprimeve të kryera nga shërbimet policore, u bë arrestimi në flagrancë i edukatores, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al