Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. S., 20 vjeç, dhe B. R., 34 vjeç, pas një konflikti mes tyre. Sipas Policisë, 20-vjeçari dyshohet se, gjatë përplasjes me kushëririn e tij, ka tentuar ta godasë me një armë artizanale në dukje luftarake. Ndërkohë, 34-vjeçari dyshohet se, para konfliktit, ishte përfshirë në një debat dhe kishte kanosur nënën e 20-vjeçarit. Pas ndërhyrjes së uniformave blu, të dy shtetasit u arrestuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.