Aksidenti i minibusit të Beratit, Spitali i Traumës përditëson të dhënat për gjendjen e të plagosurve

Aksidenti i minibusit të Beratit, Spitali i Traumës përditëson të dhënat për gjendjen e të plagosurve

Spitali Universitar i Traumës përditësoi sot të dhënat në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti tragjik i ditës së djeshme ku një minibus i linjës Berat-Tiranë doli nga rruga dhe u përmbys. Kështu, spitali bëri të ditur se ekipi multidisiplinar i SUT ka qenë në gatishmëri dhe ka ndjekur në dinamikë pacientët e përfshirë në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës. 5 pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë nga mjeku. Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të largohet nga spitali gjatë ditës, jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillë nga mjekët. I mituri 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e...