Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Rreth orës 13:00, më 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i ciklomotorit, 37 vjeç, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, por më pas ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
opinion.al