Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 43-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë. Për pasojë ka humbur jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari, pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit. Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.
Burimi:
opinion.al