Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, 62-vjeçari përplaset nga makina, arrestohet shoferi
Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka përplasur me makinë një 62-vjeçar. Policia njofton se 62-vjeçari sapo zbriti nga një mjet tjetër në rrugë është përplasur nga makina. Fillimisht ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të lëndimeve të marra, ndërroi jetë. Shoferi 47 vjeçar me iniciale F.P u arrestua nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F....
Burimi:
vizionplus.tv