Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humb njërën këmbë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër -Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit kur një motoçiklist është përplasur me një maune. Mësohet se motociklisti ka hyrë në korsinë ku ecte maunia. Për pasojë motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë. Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila bën me dije se është plagosur një 34 vjeçar grek me iniciale J.K. Policia njofton se i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës ku ndodhet jashtë rrezikut. Ndërsa drejtuesi i tipit kampion, 54 vjeçari me iniciale E.K është shoqëruar në komisaritat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54...
Burimi:
kohajone.com