Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Një 42-vjeçar ka mbetur i palgosur me thikë në Lushnjë. Bëhet me dije se 42-vjeçari L.S është goditur dy herë me thikë nga një 17-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë i lënduari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç. Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme