4 vite pas zhdukjes/ Dosja Aruba rikthen emrin e Ervis Martinajt, dalin bisedat

4 vite pas zhdukjes/ Dosja Aruba rikthen emrin e Ervis Martinajt, dalin bisedat

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vite nga zhdukja e tij, emri i Ervis Martinajt, ish-bosit të lojërave të fatit, vijon të shfaqet në dosjet më të rëndësishme të autoriteteve shqiptare që lidhen me krimin e organizuar. Pothuajse në çdo hetim ku analizohen aktivitetet e grupeve kriminale apo transaksione të dyshimta financiare, emri i Martinajt del sërish në materialet hetimore. Së fundmi, sipas raportimeve në media ai përmendet edhe në dosjen e koduar “ARUBA”. Nga komunikimet e siguruara përmes platformës së enkriptuar SkyECC kanë dalë detaje të reja që lidhen me aktivitetin e tij. Në biseda përmendet përfshirja e Martinajt në atë që personat e përfshirë e cilësonin si “biznesi i betonit”, aktivitet që sipas hetimeve lidhej me ndërtimin e kullave në Tiranë. Këto komunikime tashmë...