3 vite burg për thirrjet kundër pllakës së Erdoganit në Laç, gjykata dënon mirditorin për nxitje të urrejtjes
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg një 42-vjeçar nga Mirdita për tentativën e heqjes së pllakës së nderimit për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, e vendosur në lagjen e rindërtuar nga qeveria turke në qytetin e Laçit. Leon Molla u shpall fajtor për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, ndërsa hetimet për këtë çështje nisën në shkurt të vitit 2022 nga Prokuroria e Lezhës. Sipas dosjes hetimore, përmes videomesazheve dhe postimeve të publikuara në rrjetin social Facebook, Leon Molla ka bërë thirrje për heqjen e pllakës, duke nxitur edhe vendosjen e lëndës plasëse për ta shkatërruar atë. 42-vjeçari jeton në Francë që prej vitit 2012 dhe rezulton në kërkim ndërkombëtar. Më herët, ai është dënuar në mungesë për ngjarjet e dhjetorit...
Burimi:
javanews.al