Kërkohet nga SPAK për trafik droge e pastrim parash, Gjykata e Selanikut vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

Kërkohet nga SPAK për trafik droge e pastrim parash, Gjykata e Selanikut vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

Gjykata e Apelit në Selanik ka vendosur ekstradimin në Shqipëri të biznesmenit 53-vjeçar Ilir Shtufi, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Lajmin e konfirmojnë mediat greke. Autoritetet shqiptare e akuzojnë atë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash, të lidhura me raste të trafikut të drogës në Tiranë. Shtufi u lokalizua dhe u arrestua në muajin qershor në një hotel në Selanik nga policia greke, pas informacioneve të INTERPOL-it. Gjatë seancës, mediat greke raportojnë se ai i mohoi akuzat dhe kundërshtoi ekstradimin, duke pretenduar se po përndiqet politikisht nga qeveria e Edi Ramës për shkak të aktiviteteve të tij në biznes. Ai shprehu gjithashtu frikë për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.