“Ju erdhi fundi”/ Mijëra qytetarë marshojnë rrugëve të Tiranës në protestën kombëtare: Shqipëria kërkon revolucion!
Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës së 63-të kombëtare në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll me thirrjen “Nesër më shumë”. Mijëra qytetarë, të bashkuar edhe me Diasporën, bënë thirrje për fundin e sistemit politik, largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kaluan nga Bulevardi, para Bashkisë së Tiranës, në qendër të kryeqytetit. “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ndryshim sistemi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, “Poshtë patronazhistet” ishin disa nga thirrjet e tyre teksa nisën marshimin tradicional në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk munguan edhe thirrjet si: “Shqipëria e shqiptarëve” apo “Diaspora, zemra e Shqipërisë”. Mbështetje u dha edhe për banorët e 15 bashkive që po shkrihen nga reforma Territoriale e PS-së.
Burimi:
sot.com.al