Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sfida më e madhe për Shqipërinë është puna që shqiptarët duhet të bëjnë me veten për të arritur standardet e Bashkimit Evropian. Në një intervistë për TikToker-in e njohur Max Klymenko gjatë Samitit të NATO-s, Rama u pyet për qeverisjen, sfidat e vendit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jetën e tij personale. “Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët, në kuptimin që duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vazhdojmë në drejtimin drejt Bashkimit Evropian. Dhe sapo të jemi brenda Bashkimit Evropian, do të jemi të sigurt edhe nga vetja jonë”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë tha se pjesa më e vështirë e detyrës së tij është presioni i vazhdueshëm i...
Burimi:
ntv.al