I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa/ Pritet ekstradimi në Shqipëri

I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa/ Pritet ekstradimi në Shqipëri

Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa ose “Kazanova”, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, është arrestuar në Dubai. Arrestimi i tij është bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se procedurat e ekstradimit kanë nisur, duke pritur që ai të ekstradohet në Shqipëri në ditët në vijim. Ndërkohë, ende nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur arrestimi apo në cilën zonë të Dubai-t është kapur, ndërsa burimet nuk kanë dhënë më shumë informacion në lidhje me këtë pjesë të operacionit. Procedurat ligjore për ekstradimin e Jetmir Pepës kanë nisur menjëherë pas arrestimit. Pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri gjatë ditëve në vijim, për t’u përballur me akuzat e rënda që i ngarkohen.