“Fonde që ndikojnë te xhepat e njerëzve”/ Analisti: Kjo qeveri, rrezikon gjithçka vetëm për të qenë në pushtet

“Fonde që ndikojnë te xhepat e njerëzve”/ Analisti: Kjo qeveri, rrezikon gjithçka vetëm për të qenë në pushtet

I ftuar në nje studio televizive, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar një model qeverisjeje që synon ruajtjen e pushtetit me çdo kusht, duke përdorur fondet publike, propagandën dhe ndikimin mbi votën e qytetarëve. Sipas tij, pavarësisht protestave, kritikave të vazhdueshme të institucioneve europiane dhe rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mazhoranca nuk ka reflektuar, por ka vijuar të forcojë mekanizmat e kontrollit politik. Abilekaj ngriti gjithashtu shqetësime për korrupsionin, lobimin dhe raportet e kryeministrit me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se këto zhvillime kanë cenuar pavarësinë e vendimmarrjes dhe kanë rënduar koston që e paguajnë qytetarët shqiptarë. Ai u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke paralajmëruar se politikat e...