Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve
40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës, do të qëndrojë në burg. Besnik Koldreu u njoh në gjykatë me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij dhe, në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai mesohet te kete thene se jeton dhe punon në Mal të Zi, ndërsa autorët e krimit e kanë fshehur makinën e përdorur prej tyre ne afersi te banesës ku jetojnë prindërit e tij të moshuar në zonën e Torovicës, pa pasur asnjë dijeni. Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e...
Burimi:
sot.com.al