Ekspertët ngrenë alarmin/ Popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në vitin…

Ekspertët ngrenë alarmin/ Popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në vitin…

Ekspertët paralajmërojnë se popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në vitin 2064, si pasojë e krizave globale si ndryshimet klimatike, pandemitë, konfliktet apo mungesa e burimeve. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Chaos, Solitons & Fractals, studiuesit nga Universiteti i Milanit analizuan rritjen e popullsisë gjatë 12 mijë viteve të fundit dhe ndërtuan një model matematikor për të kuptuar se si mund të ndikojnë krizat e mëdha mjedisore në të ardhmen. Ata theksojnë se nuk bëhet fjalë për një parashikim të sigurt, por për një “skenar matematik shpjegues”, që tregon sa e ndjeshme mund të jetë popullsia ndaj ndryshimeve të papritura. Sipas skenarit më ekstrem, popullsia globale, aktualisht rreth 8.3 miliardë banorë, mund të bjerë ndjeshëm brenda 40 viteve të ardhshme. Studiuesit...