“Edi Rama, ka ndërmend të krijojë monopol në…”/ Skandali, Këlliçi: Asetet publike, po trajtohen si prona private
Pas 65 ditësh protesta masive kundër korrupsionit dhe arrogancës, kundër trajtimit të buxhetit dhe aseteve publike si të ishin prona private të Edi Ramës, vjen një tjetër nismë skandaloze që i hap rrugën abuzimit me fondet e shëndetësisë. Edi Rama ka ndërmend të krijojë monopol në fushën e blerjes së medikamenteve dhe pajisjeve shëndetësore. Pra, kërkesave të vazhdueshme për zgjidhjen e krizës në spitale për mungesë ilaçesh, Kryeministri u përgjigjet me futjen në dorë të tenderave, heqjen e konkurrencës dhe krijimin e një sektori tejet fitimprurës. Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur shqetësimin se një praktikë e tillë nuk haset në asnjë vend të BE-së. Kjo kompani e përbashkët mes shoqërisë aksionare shtetërore dhe një privati do të ketë monopolin absolut të blerjes së ilaçeve, pajisjeve...
Burimi:
sot.com.al