‘Do të thërrasim edhe ne 100 dëshmitarë’, Meta ‘sfidon’ SPAK-un: Mes tyre diplomatë dhe zyrtarë amerikanë
Një ditë pasi SPAK kërkoi në GJKKO thirrjen e mbi 30 dëshmitarëve në procesin ndaj Ilir Metës, mes tyre Ardian Shatku, Petrit Vasili, Luan Rama, Nasip Naço, Vangjel Tavo, Baton Haxhiu, Damian Gjiknuri dhe Bashkim Ulaj, kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar duke paralajmëruar një listë edhe më të gjatë dëshmitarësh nga ana e mbrojtjes. Në një postim në rrjetet sociale, Meta deklaroi se “koha e deduksioneve mbaroi” dhe se tashmë është momenti për hetime që, sipas tij, nuk janë bërë prej tetë vitesh. “Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht tre super-kallëzuesit”, shkruan Meta. Ai thotë se mbrojtja do të kërkojë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, nga të cilët rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe...
Burimi:
sot.com.al