Diaspora shpalos banderolën në shesh: Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej”, në protestën e 35 kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë grumbullimit në shesh, protestuesit kanë shpalosur banderolën me mesazhin e fortë drejtuar qeverisë: “Mjaft më! Populli kërkon, dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”. Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarët e diasporës. Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet tubimi në kryeqytet, kundër Ramës. Pas mbërritjes në Tiranë, kolona e protestuesve nga Diaspora kanë vijuar drejt komisariatit ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë protestës që u mbajt para Kuvendit e cila u shoqërua me përplasje e tensione, ndërkohë që tani pritet të marshojnë drejt kryeministrisë.
Burimi:
ntv.al