“Çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa fermerët ankohen”/ Reagon, PL: Qeveria nuk mund të vazhdojë të fshehë dështimin

“Çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa fermerët ankohen”/ Reagon, PL: Qeveria nuk mund të vazhdojë të fshehë dështimin

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, ka akuzuar qeverinë për dështim në mbështetjen e sektorit të bujqësisë, duke deklaruar se fermerët shqiptarë po përballen me një nga krizat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa konsumatorët vazhdojnë të paguajnë çmime gjithnjë e më të larta për produktet ushqimore. Në një deklaratë për mediat, Bajrami tha se, në kulmin e sezonit të prodhimit vendas, fermerët detyrohen ta shesin prodhimin nën kosto ose nuk arrijnë ta shesin fare, ndërsa çmimet në treg vijojnë të rriten. Sipas saj, rritja e kostove të plehrave kimike, farërave, pesticideve, karburantit dhe energjisë, mungesa e fuqisë punëtore, emigracioni, si edhe mungesa e subvencioneve konkurruese, kanë rënduar ndjeshëm situatën në bujqësi. Ajo theksoi se fermat e vogla...