Çmimet po rëndojnë familjet / Frikë për shqiptarët, presin rritje të tjera
Shqiptarët po hyjnë në fundin e verës me një perceptim për çmimet shumë më të rëndë sesa tregon norma zyrtare e inflacionit. Sipas INSTAT, inflacioni vjetor në korrik 2026 arriti në 3.4%, nga 2.5% një vit më parë. Por brenda kësaj mesatareje ka kategori që prekin drejtpërdrejt buxhetin familjar dhe janë rritur dukshëm më shumë. Transporti është shtrenjtuar me 8% në një vit, grupi “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante” me 4.1%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike me 3.5%. Por shifra më domethënëse vjen nga Banka e Shqipërisë. Në vrojtimet për tremujorin e dytë, konsumatorët presin që inflacioni pas një viti të jetë 11.5%, plot 2.3 pikë përqindjeje më shumë se një tremujor më parë. Në të njëjtën kohë, bizneset presin 3.2% dhe agjentët...
Burimi:
ntv.al