Akuza për shpërdorim detyre kur ishte ministër në Kosovë, Liburn Aliu flet pas marrjes në pyetje: Dhashë sqarimet e mia

Akuza për shpërdorim detyre kur ishte ministër në Kosovë, Liburn Aliu flet pas marrjes në pyetje: Dhashë sqarimet e mia

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku ndodhej që prej orës 10:00 të mëngjesit dhe po merrej në pyetje për rastin e ambalazhuesve të ujit. Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se ndihet i lehtësuar që ka dhënë sqarimet e tij pas rreth dy vitesh. Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore të vitit 2021-2024 në cilësinë e ministrit të Mjedisit, ka shpërdoruar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës “Është një lehtësim që pas 2 vitesh heshtje pata mundësinë të sqaroja situatën para prokurorisë, për gjithë atë sulm ndaj meje që ka degraduar aq shumë, por...