50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

Rreth 50 milionë euro pasuri të paluajtshme janë aktualisht nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), pas hetimeve të SPAK ndaj disa projekteve të ndërtimit. Situata ka ngritur shqetësime të mëdha për qindra qytetarë që kanë blerë apartamente me kontrata porosie dhe kanë paguar deri në 100% të vlerës së pronës, por ende nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë. Në praktikën shqiptare, shumica e apartamenteve shiten që në fazat e para të ndërtimit. Blerësit paguajnë paraprakisht, ndërsa ndërtuesit financojnë projektet pikërisht me këto fonde. Sipas noterëve, rreth 90% e ndërtimeve në Tiranë realizohen në këtë mënyrë. A e humbet apartamentin blerësi? Juristët sqarojnë se sekuestrimi i një objekti nuk do të thotë automatikisht se blerësi humbet pronën ose...