44 ditë revoltë, protestuesit mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’: Rama të dorëhiqet menjëherë!

44 ditë revoltë, protestuesit mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’: Rama të dorëhiqet menjëherë!

Revolta qytetare kundër qeverisë ka shënuar sot ditën e saj të 44-të radhazi të qëndresës. Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet ka nisur të mbushet nga protestuesit, të cilët kanë zbritur në shesh me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Sipas pjesëmarrësvem, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kauzës së tyre kryesore.