Burimi:
Fieriweb.com

AKSK Apelon për Kujdes nga Mesazhet Mashtruese në WhatsApp
👁15012
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje për kujdes tek qytetarët, pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën WhatsApp. Mesazhet, të cilat i kërkojnë përdoruesve të votojnë në një sondazh, janë një formë e njohur e mashtrimit “phishing”, që synon vjedhjen e të dhënave personale të përdoruesve. AKSK-ja ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në lidhjet e tilla dhe të jenë të kujdesshëm me informacionet që ndajnë. Përdoruesit janë inkurajuar të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë pranë autoriteteve përkatëse, për të parandaluar keqpërdorimet dhe për të ruajtur sigurinë kibernetike. Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP” Reklama në...