Aksion në Greqi, arrestime për gjobëvënie me granata, i burgosuri shqiptar drejtonte grupin nga burgu (EMRI)

Aksion në Greqi, arrestime për gjobëvënie me granata, i burgosuri shqiptar drejtonte grupin nga burgu (EMRI)

foto ilustrim: Klodian Lekocaj-policia greke GREQI- Një operacion policor ka filluar që nga mëngjesi i sotëm në Greqi për të shpërbërë një organizatë kriminale. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një organizatë ku dyshohet se anëtarët e saj janë të përfshirë në gjobvënie ndaj bizneseve, shpërthime granatash si dhe në një tentativë vrasjeje. Deri më tani, policia ka arrestuar 5 persona. Në të njëjtën kohë, dyshohet se janë të përfshirë edhe 4 persona të tjerë, të cilët tashmë janë të burgosur në burgje në të gjithë vendin. Sipas raportimeve, njëri prej tyre është shqiptari i burgosur në burgun e Trikallas, Klodian Lekocaj alias Klod Cara, i cili dyshohet se është edhe kreu organizatës kriminale.  I njëjti grup përfshin një rom, i cili mbahet në burgun...