Aksidenti tragjik në Borsh/ Çifti i bashkëshortëve u nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë

Aksidenti tragjik në Borsh/ Çifti i bashkëshortëve u nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në rrugën që të çon në plazhin e Borshit, një segment i frekuentuar si nga banorët, ashtu edhe nga turistët. Një furgon që transportonte peshk dhe në të cilin udhëtonin dy bashkëshortët Kastriot dhe Donika Mehmeti, përkatësisht 62 dhe 54 vjeç, është goditur nga një automjet tip “Mercedes”. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas aksidentit, automjeti është spostuar në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Bashkëshortët, edhe pse kanë qenë me rrip sigurimi, nuk kanë mundur të jetojnë për shkak të goditjes së fortë. Ata janë transportuar drejt morgut...