Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Një aksident është regjistruar te Ura e Matit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.