Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj
Një aksident në pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Martin Marku, një turist i huaj ka humbur kontrollon e motorit, duke u përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.