Burimi:
Top-Channel.tv

Aksident në aksin “Fier-Levan”, përplasen dy makina, lëndohen dy persona
👁13533
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës” . Dy automjete tip” Volswagen” dhe tip “ Opel” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzua . Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti. Top Channel