Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident i rëndë te Ura e Tapizës/ Përplasen dy makina, humb jetën një grua
👁4003
Mëngjesin e kësaj të enjteje, një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar tek Ura e Tapizës në Krujë. Nga informacionet paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një grua. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, nëse ka të plagosur të tjerë, apo rrethanat e aksidentit.