Aksident i frikshëm te “Ura e Varur” në Berat, furgoni përplas çiftin e moshuar në trotuar! Shoferi dëshmon se iu bllokuan timoni e frenat (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (2 shtator) në qendër të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Ura e Varur”. Një mjet, tip furgon “Benz”, me targa AB233KG, që drejtohej nga një i ri vlonjat, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mbi trotuar çiftin e bashkëshortëve të moshuar. Të plagosur mbetën Nikolla dhe Maria Manestra, përkatësisht 82 dhe 80-vjeç, banues në lagjen “Goricë” në Berat. Të moshuarit ndodheshin mbi trotuar, në pritje të hapjes së semaforit, për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, e cila ka transportuar çiftin e të moshuarve në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Arben Brahimaj, 60-vjeç, banues në Vlorë, ka deklaruar...
Burimi:
javanews.al