A po merr fund ”epoka” e Netanyahut? Partitë arabe mund të përcaktojnë qeverinë e re

A po merr fund ”epoka” e Netanyahut? Partitë arabe mund të përcaktojnë qeverinë e re

Benjamin Netanyahu përballet me pasiguri për të ardhmen e tij politike, pasi as blloku i tij dhe as opozita e drejtuar nga Gadi Eisenkot nuk duket se sigurojnë shumicën prej 61 mandatesh në parlamentin izraelit. Me rreth 70% të votave të numëruara, partitë arabe mund të fitojnë nga 16 deri në 19 vende, duke u kthyer në faktor vendimtar për formimin e qeverisë së re. Eisenkot po përballet me presionin për të bashkëpunuar me këto parti, ndërsa drejtuesi i Demokratëve, Yair Golan, ka paralajmëruar se përjashtimi i tyre mund t’i japë avantazh Netanyahut. Ndërkohë, Donald Trump pretendon se mbështetja e tij publike ka ndihmuar kryeministrin izraelit në zgjedhje. Numërimi i votave vijon, ndërsa pjesëmarrja arriti në 77.7%, niveli më i lartë që nga viti 1999....