NESER E KA RRADHEN EUROPA/ MOSSAD: DUHET TE RINISIM SA ME SHPEJT LUFTEN ME IRANIN
Ish-drejtori i shërbimit sekret izraelit Mossad, David Barnea, ka bërë thirrje për një ofensivë të re ushtarake kundër Iranit, duke e cilësuar rrëzimin e regjimit në Teheran si rrugën e vetme për t’i dhënë fund kërcënimit bërthamor. Sipas tij, një Iran i pajisur me armë bërthamore do të përbënte rrezik jo vetëm për Izraelin, por edhe për sigurinë e Evropës. Gjatë një fjalimi në konferencën ELNET, të zhvilluar të hënën në Jerusalem, Barnea deklaroi se Izraeli duhet të jetë i përgatitur për një luftë të tretë kundër Iranit, sapo të krijohen kushtet e përshtatshme strategjike dhe ushtarake. Ish-kreu i Mossadit argumentoi se përpjekjet diplomatike nuk ofrojnë një zgjidhje afatgjatë, pasi, sipas tij, Teherani nuk ka treguar gatishmëri për të hequr dorë nga ambiciet e tij...
Burimi:
ntv.al