“A i dhe informacione sekrete Agasit”/ Vlora Hyseni sulmon gazetarët para SPAK: Si kaluat me agjentët serbë në dhomat e ‘Rogner’

“A i dhe informacione sekrete Agasit”/ Vlora Hyseni sulmon gazetarët para SPAK: Si kaluat me agjentët serbë në dhomat e ‘Rogner’

Vlora Hyseni TIRANË-E shoqëruar nga efektivë të Policisë, ish-drejtoresha e SHISH ka mbërritur në ambjentet e GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë. Gazetarët e pyetën nëse i ka dhënë informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, ndërsa Hyseni në replikë ka përmendur një takim në hotelin Rogner në Tiranë. Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur për gazetarë duke thënë: “Si kaluat në takime me agjentet serb ne dhomat e hotelit rogner”. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Ish-dretoresha e SHISH është nën hetim për veprat penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit....