Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, Bino u ‘sulet’ gazetarëve: Injoranca nuk ka brirë!
Silva Bino TIRANË- Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP ka hedhur poshtë mundësinë që fëmijët në Gramsh të jenë helmuar nga veza. Në një postim në rrjetet sociale, Bino ka ‘sulmuar’ gazetarët për lajmet, teksa i quan injorantë për raportimet në lidhje me këtë rast. Referuar një lajmi për mbylljen e kopshtit, ajo shton se AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime. “Injoranca nuk ka brire. Gazetat shkruajne Helmimi i fëmijëve nga vezet me salmonelë, AKU mbyll kopshtin në Gramsh. E para, AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime dhe këto analiza që të kenë vlerë duhet të merren me mend aty ku duhet në bashkëpunim, gjë që AKU nuk e bën kurrë pasi ne nuk ekzistojmë për të, i dinë...