74-vjeçari përplaset nga makina, dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan-Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, A. Sh., banues në fshatin Levan, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Policia bën me dije se nga testi i alkoolit rezultoi se 58-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Burimi:
ntv.al